Familjarët e këshilltarit të Boris Johnson thonë se kryeministri britanik “largohet në janar”

25/08/2020 19:24

Kryeministria britanike është detyruar sot të mohojë pretendimet se Boris Johnson do të dorëhiqet brenda disa muajsh, pas jehonës në media të një pretendimi të ngjashëm nga familjarët e këshilltarit të tij personal.

Sir Humphrey Wakefield, vjehrri aristokrat i strategut personal të kryeministrit, Dominic Cummings, bëri komentet me një vizitor në kështjellën e tij të Chillingham në Northumberland, teksa mes të tjerash krahasonte pasojat e Covid-19 me sëmundjen e bezdisshme të lëkurës së këmbëve të kuajve.

Wakefield nënkuptonte se një kryeministër që është sëmurur një herë me koronavirus, sa do të përpiqet nuk mund të rikthehet në ritmin e mëparshëm.

“Nëse rivendos në punë një kalë të plagosur ai nuk do të shërohet kurrë”, tha Wakefield duke iu referuar shtrimit në spital në prill me koronavirus, të kryeministrit 56 vjeçar.

Dhe ne fakt studimet e fundit në fakt flasin për pasoja në organe të ndryshme te të shëruarve nga Covid-19. Profesori britanik David Heymann tha në qershor: “Ne ende nuk e dimë se çfarë mund t’i ndodhë të mbijetuarve nga ky infeksion, por kemi pasur raste reagimesh të zgjatura të efekteve në mushkëri si mungesa e frymëmarrjes”.

Ndërsa një studim britanik i Fondacionit të Asmës dhe Mushkërive thoshte se njerëzit kanë vuajtur nga vështirësitë në frymëmarrje, tejlodhje, ndryshime të shpeshta të humorit, ankth e depresion disa javë ose muaj pas kalimit të koronavirusit.

FOTO GALERI
3/3
Boris Johnson me gruan Carrie Symonds dhe te birin Wilfred, pushonin ne fundjave ne Skoci

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA