Sot Maqedonia Veriore regjistroi shifrën më të ulët të të infektuarve me COVID-19, që pas raportit të 4 gushtit.
Nga 860 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit, te 78 persona është hasur prania e virusit korona.
Të prekurit janë nga 17 qytete. Nga rastet e reja numër dyshifrorë të të infektuarve ka vetëm Shkupi, 28.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 13673 qytetarë të infektuar. 10150 tashmë e kanë kaluar sfidën shëndetësore të përballjes me këtë sëmundje, duke përfshirë këtu edhe 40 personat e regjistruar si të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë natës së kaluar 4 pacientë kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 68-vjeçare nga Kumanova, një 71 dhe një 83-vjeçar nga Gostivari dhe viktima e katërt është një 73-vjeçare nga Tetova. Deri tani 568 qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus, 234 prej tyre vetëm në Shkup, derisa 2995 raste vazhdojnë të jenë aktive.
Top Channel