
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Francë. Një familje myslimane, me origjinë nga Bosnja-Hercegovina, i ka “qethur kokën” dhe ka dhunuar barbarisht vajzën e tyre adoleshente, pasi zbuluan se ajo ishte në një lidhje me një djalë krishterë.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Francez, Gerald Darmanin, i cili u shpreh tejet i tronditur.
“Rruhet dhe rrihet sepse ajo donte një të krishterë.
I tronditur thellësisht nga ky akt torturash ndaj kësaj vajze 17-vjeçare”, shkroi ai në Twitter.
Sipas raportimeve, e mitura, e cila kishte disa vite që ishte vendosur në Francë me familjen, për disa muaj ishte në një marrëdhënie me një 20 vjeçar me origjinë nga Serbia, i cili e kishte shtëpinë në të njëjtën pallat me vajzën.
Top Channel