“Locos”, është suksesi më i ri në muzikë i këngëtares dhe moderatores Luana Vjollca.

Projekti vjen si një bashkëpunim me këngëtarin e famshëm spanjoll, Jay Santos, e deri më tani ka regjistruar rekord shikueshmërie. E teksa është duke shijuar pushimet në pritje të sezonit të ri që do e gjej bukuroshen bionde si gjithmonë në ekranin e “Top Channel”, moderatorja nuk ka ngurruar të pozojë foto me bikini dhe ato t’i ndajë me fansat e shumtë në rrjete sociale.

 

Luana u shfaq me bikini ngjyrë të verdha, të cilat ja nxirrnin më në pah linjat perfekte. Ndërkohë krahas fotos bukuroshja bionde shkruan “22”, pa treguar asnjë detaj tjetër. Edhe fansat e kanë vënë re dhe e kanë pyetur se çfarë domethënie ka ai numër, por Luana sërish nuk ka treguar asgjë, duke i bërë kuriozë të gjithë…

FOTO GALERI
2/11

Top Channel