LIVE/ Orët e fundit para skadimit të afatit të Trump për Iranin: Ju shtyp brenda natës. Izraeli mesazh iranianëve: Mos përdorni trenat sot. The Times: Khamenei në gjendje të rëndë 07/04 11:47
Në Gjermani ka filluar trajtimi i aktivistit opozitar rus Alexey Navalny, i cili ishte shtruar në një spital në Rusi, nën dyshimin për “helmim toksik”.
Një aeroplan ambulant privat që transportoi aktivistin rus u ul në seksionin ushtarak të Aeroportit Tegel në kryeqytetin gjerman Berlin në mëngjes. Navalny u soll në Spitalin Charite të Berlinit nën masa të rrepta sigurie pas ekzaminimeve të para të kryera në aeroplan në aeroport.
Navalny u përkeqësua gjatë një fluturimi drejt Moskës nga qyteti Tomsk i Rusisë më 20 gusht, me çka avioni u ul në qytetin Omsk.
Sipas pohimeve, Navalny, i cili ishte shtruar në spital në Omsk, ishte helmuar me një substancë të përzier në çajin e tij.
Top Channel