Në luftë me virusin/ Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Indi dhe Meksikë

21/08/2020 09:46

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.204 vdekje, në Indi 983 ndërsa në Meksikë 625.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 45.323 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.521.975 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 112.304 me 1.204 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 730.828 raste dhe 55.810 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.653.407.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 68.898 raste të reja, duke e rritur në 2.905.823 numrin e të infektuarve ndërsa me 983 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 54.849 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në gjithsej 2.158.946.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 625 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 59.106. Ndërkaq, me 6.775 raste të reja, është rritur në 543.806 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 371.638 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA