Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje…
Të dyja ekipet të etur për fitore, Inter për të dërguar në shtëpi një trofe prestigjioz që ka 10 vite që mungon, e Sevilla për të vazhduar të tregojë që “Europa League” është territor i saj.
Këto arsye, të bëjnë të mendosh që sfida e sotme mes këtyre skuadrave do të jetë një përballje titanësh. Antonio Conte nga njëra anë dëshiron të bëj figurë të mirë tek drejtuesit, dhe të ketë liri në kërkesat e tij në merkato për sezonin e ardhshëm, për të rivalizuar kështu Juventusin në kampionat, por pse jo të masë forcat me më të mirët e europës.
Ndërkohë Lopetegui, i cili e mbylli kampionatin në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Atletico Madrid-in e vendit të tretë, dëshiron të sjellë me patjetër në shtëpi një trofe, për të siguruar të ardhmen e tij në stolin e andaluzëve. Kujtojmë që sfida do të luhet në orën 21:00 në impiantin luksoz “RheinEnergie”, e do të transmetohet drejtpërsëdrejti në plaftormën “Digi Talb”.
Më poshtë do të gjeni formacionin e të dyja ekipeve:

Top Channel