Tranportonin emigrantë të paligjshëm, një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë

20/08/2020 09:23

Policia e Korçës ka goditur një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të operacionit “Perimetri”, policia arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. Zh., 26 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si dhe shpalli në kërkim shtetasin Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz.

Këta dy shtetas u ndaluan pranë fshatit Cangonj duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, katër emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”

Top Channel