Ndiheshin të turpëruar pasi i dashuri i tyre humbi jetën nga COVIDI/ Vetëvriten nëna dhe dy fëmijët

20/08/2020 18:53

India është kthyer në një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në botë. Për këtë arsye, vdekjet në këtë vend si pasojë e sëmundjes janë të shumta.

Një ndër to është dhe 52-vjeçari Narasiah, i cili nuk arriti të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës. Por tragjeditë në familjen e të ndjerit nuk kanë të sosur, pas tij, gruaja dhe dy fëmijët u vetëvranë përpara shtëpisë sepse ndiheshin të turpëruar në fshat.

Parimi Snuneetha 50-vjeç, djali i saj Narasaiah Phanikumar, 25-vjeç dhe vajza Lakshmi Aparna 23 vjeçe besohet se janë futur në një depresion të thellë pas vdekjes së të dashurit të tyre nga COVID-19.

Policia pretendon se dëshpërimi i tyre arriti kulmin, kur u detyruan të dërgonin për në banesën e fundit të ndjerin krejt të vetëm, pasi miqtë dhe të afërmit nuk ishin të pranishëm për t’i shpëtuar një infektimi të mundshëm…

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel