
Si të ishte një telenovelë e vërtetë, historia mes Maluma-s dhe Neymar ka eklipsuar çdo lloj tjetër informacioni në lajmet ndërkombëtare të showbiz.
Këtë të martë, këngëtari kolumbian fshiu llogarinë e tij në Instagram, pas publikimit të një videoje ku lojtarët e PSG këndonin këngën e tij të fundit “Hawai”.
Para disa muajsh, Maluma dhe modelja seksi Natalia Barulich, që ishte e dashura e tij, ndërprenë lidhjen e tyre. Dolën zërat e modelja kishte kaluar në krahët e Neymar. Deri atëherë flitej se këngëtari nuk e kishte kaluar mërzinë nga ndarja me Natalia-n, derisa publikoi këngën “Hawai” ku flitet për një vajzë që nxjerr foto me të dashurin e saj të ri.
Këndimi me tallje i këngës së Malumës nga lojtarët e PSG është parë si provokim nga kolumbiani i cili u detyrua të mbyllte llogarinë.
Top Channel