23/01 17:56
Të veshurit bukur jo domosdoshmërish kërkon shumë para. Shembulli për këtë është Jillian Owens, e cila prej vitesh blen rroba të përdorura dhe i ristilon sipas dëshirës së saj.
Jillian thotë se për veshjet nuk paguan më shumë se 1 dollarë dhe me këtë shifër e pak punë ajo realizon produkte që të gjithë do t’i kishin zili. “Bright Side” ka publikuar dy foto paralele ku shihet Jillian me rrobat e përdorura të blera dhe krahas tyre ristilimi i saj.
Nuk është aspak e vështirë, edhe ju mund ta provoni nëse e keni dëshirën dhe kohën e duhur për të realizuar një art të këtij lloji.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel