Kamerat e sigurisë së një kompanie, kanë fiksuar momentin kur një punonjës ka dhunuar e më pas urinuar mbi shefin e tij.

Raportohet se punonjësi pa në kompjuterin e punës se kishte fituar një lotari me një shifër të majme. Menjëherë pasi merr lajmin e gëzuar, i riu “rrëmben” diçka nga çanta dhe vrapon me shpejtësi drejt zyrës së shefit.

Sapo mbërrin atje ai i hedh shefit spray-t verbues në fytyrë, e më pas hipën sipër tavolinës së punës dhe urinon mbi të.

Është e paqartë se ku ka ndodhur kjo skenë, por video e këtij momenti është bërë virale në rrjet dhe ka marrë miliona shikime.

 

 

FOTO GALERI
2/8

Top Channel