Ka mundur të fitojë luftën me Covid-19, deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi.
Roshi pas infektimit me Covid -19 u dërgua në Turqi për trajtim mjekësor pasi pati komplikacione të sëmundjes, ndërkohë që së fundmi ka njoftuar se ka fituar betejën me sëmundjen në Turqi ndërsa ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor atje.
“Nuk gjej fjalë për të shpehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekëssisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek.
Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi në mediat sociale.
Enver Roshi u infektua me covid-19 më 28 korrik ku pas situatës së rënduar shëndetësore ai u shtruar në spitalin COVID 2 “Shfeqet Ndroqi”, ku dhe u trajtua me oksigjen. Më pas ai u dërgua në Turqi për trajtim më të specializuar për shkak të komplikacioneve me sëmundjen.
Top Channel