Diletta Leotta ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave rozë përtej Adriatikut, pasi kohët e fundit është përfolur për fillimin e një historie dashurie me gjigantin suedez Zlatan Ibrahimovic.
Media italiane “Chi” ishte e para që hodhi “bombën”. Sipas tyre kohët e fundit dyshja ka kaluar shumë kohë së bashku, pasi ishin figurat kryesore në reklamimin e një kompanie fitnesi.
Madje po sipas revistës prestigjioze, gazetarja seksi dhe sulmuesi veteran janë kapur duke darkuar në Sardenjë.
Nëse veprimi i Leotta-s mund të justifikohet, pasi ajo pas divorcit nga boksieri Daniel Skardina është një grua beqare, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Zlatan, i cili është i martuar prej 20 vitesh me Helena Seger dhe në këto vite çifti nuk është përfolur kurrë për një krisje të marrëdhënies së tyre.
Top Channel