Një 23-vjeçare franceze, e cila ka pasion gjuetinë, thotë se është kërcënuar me vdekje në rrjete sociale nga shumë njerëz.

Johanna Clermont shpesh publikon foto në rrjete sociale të kafshëve që gjuan, këtë e bën thjesht për kënaqësi dhe jo për ndonjë arsye të veçantë. Mirëpo këtë aktivitet duket se nuk e kanë pritur mirë aktivistët e mbrojtjes së kafshëve, të cilët nuk kanë ngurruar që të kërcënojnë me jetë gjahtaren seksi.

Për këtë fakt, Johanna është detyruar  të ndryshojë mbiemrin pasi ndihej e kërcënuar.

 

“Gjuetia është një hobi i imi. Gjahu gjithmonë është cilësuar si një sport për meshkujt, por unë dua të zhduk këtë steriotip dhe të dëshmoj të kundërtën. Nuk më duket normale që të marr kërcënime me jetë, gjithkush ka të drejtë të bëj çfarë të dojë, të zgjedh çfarë profesioni të dojë dhe për këtë askush nuk duhet të kërcënojë”, u shpreh 23-vjeçarja.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA