Napoleon Bonaparti, figurë universale e gjenialitetit njerëzor, dështoi në themelimin e një dinastie, por arriti të përcaktojë politikën moderne. Me qeverinë e tij, ai i tregoi botës se një vend mund të jetojë në mënyrë të qëndrueshme, edhe nën një tjetër ligj, veç atij të monarkisë absolute dhe privilegjeve të trashëgueshme dhe kishtare.

Në Francë, Kodi Civil dhe shumë nga institucionet, që nga krijimi i tyre nga Napoleoni janë reformuar pak ose aspak dhe janë zbatuar dhe përshtatur në mbarë botën. Të sjellim fatin e jashtëzakonshëm të atij që Klauzvic e quante “Zot i Luftës”, në dimensionin e jetës së një njeriu të zakonshëm, është sfida e këtij libri.

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij. Pse mbetet për pjesën më të madhe të politikanëve, jo vetëm francezë, ende një model frymëzues? Si mund ta paraqesësh atë deri në kufijtë e një njeriu të zakonshëm pa mohuar madhështinë e figurës së tij?

Si arriti ai, të bëhej një mit letrar dhe politik? Si mundi të gjejë forcën edhe në internim për t’u lënë brezave të ardhshëm një testament të shenjtë sic ishte “Memoriali i Shën Helenës”? Cfarë ishte bonapartizmi pas kësaj dhe kë përfaqësonte?

Kush iu bashkua këtij trendi politik të kohës dhe pse kishte kaq shumë mbështetës? Pascale Fautrier, autorja e kësaj biografie të shtetarit të madh, i rikthen atij humanizmin dhe cfarë ka tjetër pas tij.

 Dy fjalë për autoren

Pascale Fautruier është doktore e shkencave e asociuar e letërsisë moderne dhe anëtare e Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Shkencore në grupin e Sartre, për studimet sartriane. Fautruier është autore e dy dokumentarëve kushtuar Simone de Beauvoir me titullin “Një shekull shkrimtarësh” (France 2, 1998) dhe “Dua gjithcka nga jeta, liria sipas Simone de Beauvoir” LCP- AN, 2008). Ajo ka botuar dhe dhe referatet e kolokuimit “Të zbulosh veprën e Simone de Beauvoir”, (2008), si dhe një antologji të komentuar me titull “Manifestet e mëdha letrare”, (2009).

Të dhënat e librit

Autore: Pascale Fautrier

Përkthyes: Eqerem Gaxholli

Numri i faqeve: 376

Çmimi: 1300 lekë

Top Channel