I parkonte pranë shtëpisë/ Burri e bën të pendohet, ia mbështjell makinën me plastmasë (FOTO)

19/08/2020 19:46

49-vjeçari Tobe Bailey gjithmonë ka pasur probleme me fqinjët sa i takon parkimit. Fqinjët e tij parkojnë makinën e tyre në rrugën ku ai kalon për të hyre në shtëpi.

Megjithëse Tobe shpenzoi 2.000 paund për të vendosur një tabelë ku thuhet se ndalohet parkimi, fqinjët sistematikisht e injoronin dhe gjithmonë e vendosnin makinën aty. Por kur pa se fqinjët nuk bindeshin, ai mendoi mënyrën epike, bleu qese plastike dhe mbuloi tërësish makinën që ndodhej para shtëpisë, duke e nxjerrë jashtë kontrollit përkohësisht.

“Shpenzuam rreth 2.000 paund për të vendosur tabelën ‘mos parko’. Por njerëzit përsëri e vendosnin makinën para shtëpisë, duke më bllokuar të gjithë rrugën. Kur të ndodh për tri javë me radhë kthehet në një gjë shqetësuese”, u shpreh Tobe.

 

Ndër të tjera ai tha se kjo gjë e pengonte të nxirrte makinën e tij nga garazhi dhe të dilte me vajzën. Para se të arrinte tek ky veprim, Tobe kishte shkruar një pusullë dhe e kishte lënë në xhamin e makinës, por kur situata nuk u përmirësua, ai vendosi të mbështjellë makinën me qesen plastike.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA