Video ku shihet një baba duke mbajtur me kokë poshtë vajzën e tij gjashtë muajshe dhe duke e tundur më pas disa herë, ka tronditur një botë të tërë.

Igor Kravtasov, 35-vjeç nga Moska, është arrestuar nga policia pas videos së publikuar në media. Ai shfaqet duke mbajtur të bijën me kokë poshtë dhe duke e “shkundur” nga të gjitha anët.

Ai besonte se kjo mënyrë i shërbente si një lloj gjimnastike fëmijës. Policët të konsultuar dhe me ekspertë shëndetësore, arritën në përfundimin që veprime të tilla kanë ndikime negative për foshnjet, duke i shkaktuar dëme të parikuperueshme.

 

Sakaq, bëhet e ditur se burri është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë para trupës gjykuese, gjithashtu edhe gruaja e tij do të qëndrojë prapa hekurave për disa ditë pasi nuk reagoi në momentin që ndodhi ngjarja.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel