Histori që nuk duhet humbur/ Dështoi tre herë gjatë shtatzënisë, e “panjohura” sjell në jetë një fëmijë për të…

17/08/2020 17:28

Një histori e “ëmbël” është ajo e një çifti në SHBA. Mirella Leguia, 37-vjeçe dhe partner i saj Jason Porras, 39-vjeç, nga Teksasi, janë prindër të një djali të quajtur Nico.

Pas tij Mirella ka kaluar tre shtatzëni, por të gjitha fëmijët i ka abortuar, si pasojë e një gjendje të rrallë. Të dëshpëruar dhe duke mos ditur se çfarë të bënin, çifti konsultohet me një mjek, i cili i sugjeroi që të gjenin një grua të gatshme për të sjellë në jetë një fëmijë për ta. Fatmirësisht në vitin 2018 ato u njohën me Christine, e cila u tregua e gatshme për një gjë të tillë. E gjithë procedura do të bëhej me fekondim artificial, pra Jason do të ishte dhuruesi i spermës, ndërsa Chirstine do të mbante në bark fëmijën e Mirella dhe Jason. Kjo procedurë u realizua në korrik të 2019. Ndërsa fëmija erdhi në jetë në muajin prill të këtij viti. Imazhet emocionuese kanë treguar momentet sapo djali ka ardhur në jetë dhe Mirella e mban atë e lumtur në krahë.

“Nuk kam fjalë të falenderoj Christine, ajo ishte shpëtimi për ne. Unë kalova tre shtatzëni të dështuara dhe mjekët më thanë që nuk mund të kisha një shtatzëni tjetër. Nuk kisha rrugëzgjidhje. Mjekët më thanë të gjeja një tjetër grua që të sillte në jetë fëmijën tonë. Gjatë periudhës së shtatzënisë nuk e kam shqetësuar shumë Christine. Dëshiroja që ajo të qëndronte sa më e qetë dhe e relaksuar”, u shpreh Mirella.

Më tej ajo shtoi:

“Koronavirusi ishte në një fazë të nxehtë në momentin që djali lindi. Christine dëshironte një lindje natyrale në shtëpi, kështu bëmë. Të katërt, ajo, bashkëshorti i saj, Jason dhe unë qëndruam të shtrirë në shtrat. Në momentin që marr në krahë fëmijën tonë nuk kishte ndjenjë më të bukur. Christine na tha se e kishte ëndërr që të sillte në jetë fëmijën e dikujt tjetër, ëndrra e saj u realizua por dhe e jona gjithashtu. Do t’i jem gjithmonë falenderuese asaj”.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel