Madonna, mbretëresha e popit festoi dje 62-vjetorin e lindjes. Por, vitet për divën duket se kanë ndaluar, pasi ajo shfaqet në formë të përkryer në çdo dalje të saj publike.

Ajo ka festuar dje rrethuar nga miqtë dhe sigurisht i dashuri i saj 26-vjeçar, Ahlamalik Williams. Ylli ka ndarë edhe momentet nga festa, ku nuk munguan as skenat e nxehta më të dashurin.

Emri i saj i plotë është Madonna Louise Veronica Ciccone, njihet shkurt me emrin Madonna dhe në karrierën e saj ka performuar në 10 turne koncertesh, sikurse ka shitur edhe mbi 300 milionë albume, duke u bërë kështu artistja femër me më shumë albume të shitura në të gjitha kohërat, sipas librit të rekordeve botërore “Guinness”.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA