Dy skuadra gjermane dhe dy franceze do të luftojnë për trofeun më prestigjioz për klube. Lyon iu bashkua bashkëkombësve të Paris SG dhe gjermanëve të Bayern Munchen e Leipzig në listën e katër skuadrave më të mira të kontinentit, pas fitores 3-1 kundër Manchester City-t në çerekfinalen e Champions League.

Francezët do të luajnë tani të mërkurën, 19 gusht, kundër Bayern, për një vend në finalen e madhe. Ndërsa PSG do përballet me Leipzig. Lyon kaloi në epërsi në të 24’ kur pas një kundërsulmi, topi përfundon në këmbët e Maxwell Cornet pas devijimit të mbrojtësit të City-t Garcia, dhe me qetësi, ai e dërgoi topin në rrjetë, me një gjuajte tepër të bukur të harkuar.

Raheem Sterling frymëzoi golin e barazimit për City-n në pjesën e dytë kur i dha një top të artë belgut i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë. Por me një tjetër kundërsulm, në të 79’, Moussa Dembele riktheu në epërsi skuadrën franceze.

Në të 85’, Sterling pati një mundësi të artë për të barazuar, por gaboi befasisht nga pak metra distancë. Dhe vetëm dy minuta më pas, një grushtim i gabuar i Ederson solli edhe golin e tretë për Lyon, të realizuar po nga Dembele.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA