Kreu i emigracionit në SHBA: Duhet ‘një jetë njeriu’ për të deportuar të gjithë emigratët kriminelë nga New York (fotot)
23/11 21:40
Izraeli e cilësoi sot si një turp refuzimin e propozimit të SHBA-së nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit.
“Në vend që të lejojë që regjimi terrorist në Teheran të marrë armë vdekjeprurëse, Këshilli duhet të vendosë sanksione gjymtuese ndaj Iranit”, tha ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan, në Twitter.
“Këshilli ka dështuar plotësisht në përgjegjësinë e tij për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, shtoi ai.
Sipas tij, ky vendim do të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme dhe do të rrisë përhapjen e dhunës në të gjithë botën.Këshilli i Sigurimit hodhi poshtë të premten tërësisht ofertën e SHBA për të zgjatur pafundësisht embargon e armëve në Iran.
Top Channel