Të shumtë janë qytetarët që prej ditës së djeshme janë në një radhë kilometrike në Kakavijë.
Për situatën ka reaguar edhe presidenti Meta i cili i bën thirrje qeverisë të marrë masa menjëherë.
Postimi
Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!
Top Channel