Përplasja me Trump nuk ndalet, “kundërsulmi” i Melonit: Sulme pa asnjë kuptim ndaj meje, popullariteti im nuk është shqetësimi yt
Shefat e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Iranit kanë njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke e lidhur këtë vendim me atë që e cilësojnë si shkelje të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, autoritetet ushtarake iraniane deklaruan se mbyllja e një prej rrugëve detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës përbën “hapin e parë” të përgjigjes së Teheranit.
Në deklaratën e tyre, zyrtarët iranianë paralajmëruan se mund të ndërmerren masa të tjera në rast se, sipas tyre, vazhdojnë sulmet dhe shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit të përcaktuar në memorandumin e mirëkuptimit.
#BREAKING: Iran’s top joint military command says Strait of Hormuz is closed due to alleged US and Israeli violations of ceasefire MoU – Iranian media pic.twitter.com/SEJLDGXpeb
— TRT World (@trtworld) June 20, 2026
“Ky është hapi i parë dhe do të pasohen nga masa të tjera nëse agresioni vazhdon”, thuhet në deklaratën e cituar nga mediat iraniane.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë, pasi një pjesë e konsiderueshme e eksporteve botërore të naftës dhe gazit kalon përmes saj. Çdo kufizim i lëvizjes në këtë korridor detar pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare dhe çmimet e energjisë.
Deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga Shtetet e Bashkuara apo Izraeli lidhur me deklaratat e autoriteteve iraniane.
Top Channel