Mbi 200 femra e kanë akuzuar presidentin amerikan për ngacmim seksual.
Mirëpo, kjo është mohuar vazhdimisht nga shefi i Shtëpisë së Bardhë. Akuzat ndaj tij janë përforcuar edhe pas publikimit të librit nga ish-avokati i tij Michale Cohen, të titulluar “Disloyal” (I pabesë), i cili sipas tij nxjerr Donald-in ashtu siç është në të vërtetë dhe që pak e njohin.
“Nga eksperiencat në klubet e seksit në Vegas te mashtrimet me taksat dhe marrëveshjet e fshehura me zyrtarët nga ish-Bashkimi Sovjetik. Nuk isha thjesht një dëshmitar i rritjes së Trump në pushtet, ishte pjesëmarrës shumë aktiv,” shkruan ai.
Trump nuk ka reaguar ende në lidhje me akuzat e bëra nga ish-miku i tij, por një gjë është e sigurt, që Presidenti do t’i cilësoja ato si “fake”.
Top Channel