Modelja “gjigante” rrëfen se është e martuar me një burrë tepër të shkurtër: Ndihem e bekuar…

13/08/2020 21:12

Emerald Van Langen, 32-vjeçe, që në vogëli ka pasur një ëndërr, të bëhej një modele e njohur.

Por kur shkoi në konkurrim, asaj i thanë se është shumë e gjatë për t’u bërë një e tillë. Gjithashtu, gjatësia sipas Emerald ka qenë një faktor përcaktues në marrëdhëniet që ajo ndërtonte me meshkujt, të cilët për këtë fakt zgjidhnin që të mos dilnin më me të. Megjithatë, 32-vjeçarja kanadeze, tashmë është e martuar me një burrë shumë më të shkurtër se ajo dhe thotë se ndihet e bekuar nga kjo gjë.

“Unë kam 11 vite e martuar dhe bashkëshorti im është 170 cm i gjatë, ndërsa unë 183 cm. Para se të njihesha me të dilja gjithmonë me burra të gjatë, sepse frikësohesha se të dilja me një më të shkurtër se unë, ata do të hiqnin dorë. Por në fakt ndodhi krejt e kundërta, mendoj se e gjitha ishte një rastësi e bukur”, u shpreh Emerald.

 

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA