Silvio Berluskoni është fotografuar me të dashurën e tij të re, në atë që konsiderohet si një përpjekje për t’u hakmarrë ndaj ish-të fejuarës së tij, Francesca Pascale.

Ish-Kryeministri italian, 83 vjeç është parë dorë për dore me deputeten 30 vjeçare Marta Fascina në molin e supervilës së tij luksoze në Sardenjë.

Fotot e Berluksonit, që sipas zërave janë realizuar dhe publikuar me dëshirën e tij, “pushtuan” mediat, vetëm disa ditë pasi ish-partnerja biseksuale Francesca u fotografua topless duke puthur të dashurën e re, Paola Turci, 55 vjeç, në një jaht.

Ish-Kryeministri i dha fund lidhjes 10 vjeçare me Pascale, 35 vjeç, në mars këtij të viti, duke paguar 20 milionë Euro, pasi e la për të nisur një romancë me Martën, pesë vite më të re se Pascale.

Fotot e Francescës me Paolën në Amalfi duket se e zemëruan aq shumë Berluskonin, sa që ai u detyrua të merrte hapin e rrallë për t’i publikuar fotografitë e reja me Martën në revistën “Chi” , që është në pronësi të vetë atij.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel