Lina L, me origjinë nga Gjermania, ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pasi bëri dhjetëra tatuazhe.

Ajo është shprehur për mediat, se vendosi për të lënë punën në kompaninë ku punonte dhe të bëhej një modele tatuazhesh. Kjo dëshirë e Linës për tatuazhet ka lindur që në fëmijëri, e tani që ajo ka arritur një rezultat me trupin e saj, nuk ka ndërmend të ndalet, por objektivi tanimë është të mbulojë të gjithë trupin me këtë art dekorativ.

“Nuk ndihesha mirë me pamjen time, ndihesha e palumtur, dëshiroja një ndryshim që u arrit falë bërjes së tatuazheve. Ka shumë mënyra për të ndryshuar veten. Teknologjia, përparimet mjekësore dhe bërja e tatuazheve kontribuojnë në lumturinë e një personi”, u shpreh Lina.

Kjo nuk është e vetmja ndërhyrje që Lina L ka bërë në trupin e saj. Ajo para disa kohësh iu nënshtrua një ndërhyrjeje në perfeksionimin e veshëve dhe zmadhimin e gjoksit.

“Ndihem shumë mirë me jetën time tani. Unë arrita të mposht çdo paragjykim dhe të bëja atë që ndjeja, tani që jam transformuar në këtë mënyrë, ndihem tejet e lumtur”, u shpreh gruaja.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel