Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, “Tirana International Airport”, bën me dije se partnerët e pamartuar nga vendet e treta, ku përfshihet dhe vendi ynë, lejohen të hyjnë në Gjermani.
Gjithashtu me dije janë bërë edhe kushtet që duhen plotësuar:
“Qeveria Federale Gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” – përfshihet këtu edhe Shqipëria – për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani (gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani). Nëse personi në fjalë nuk ka pasaportë EU apo vizë gjermane, duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme:
Çifti është në një marrëdhënie / partneritet afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar personalisht në Gjermani të paktën një here, ose çifti ka një vendbanim të mëparshëm të përbashkët në një vend tjetër deri vonë.
Dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten për hyrjen në Gjermani si dëshmi:
1) Një ftesë nga personi që jeton në Gjermani, si dhe një kopje e dokumenteve të identitetit të personit që lëshon ftesën,
2) një deklaratë për ekzistencën e marrëdhënies, të nënshkruar nga të dy partnerët dhe duke përfshirë detajet e kontaktit të të dy partnerëve
3) Dëshmi të tjera të përshtatshme për takimet e mëparshme personale, në veçanti pullat e pasaportave, dokumentet e udhëtimit / biletat e fluturimit ose një vendbanim të përbashkët në një vend tjetër; mund të sigurohen edhe dokumente shtesë siç janë fotot, postimet në media sociale, korrespondenca postare / emaili etj.
Pavarësisht nga kriteret e theksuara më lart, vendimi nëse lejohet hyrja është në diskrecionin e Policisë Federale Gjermane në kufi, thotë njoftimi zyrtar i shtetit gjerman.
Të gjithë udhëtarët duhet të ndjekin ende kërkesat e karantinës së shtetit përkatës federal të Gjermanisë, thuhet në njoftimin zyrtar te Qeverisë Federale Gjermane.
Njoftimi i plotë:
Rregullat e reja per hyrjen ne Gjermani për partnerët e pamartuar
Qeveria Federale Gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” – përfshihet këtu edhe Shqipëria – për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani (gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani). Nëse personi në fjalë nuk ka pasaportë EU apo vizë gjermane, duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme:

Top Channel