Një 44-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, gjatë një bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Bëhet fjalë për Roland Martinajn, i cili më datë 27.03.2013, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

“Shtetasi Roland Martinaj është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve””, shkruhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA