Ishte shtatzënë/ Humb jetën policja e Kosovës, e infektuar me Covid-19

11/08/2020 10:02

Një punonjëse e Policisë së Kosovës, e infektuar me koronavirus, e cila ishte në pritje për t’u bërë nënë së shpejti ka humbur jetën.

Indeksonline mëson se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, por nuk arriti ta fitonte betejën ndaj Covid-19.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesdite.

Kështu ka shkuar në tre numri i të vdekurve nga koronavirusi në Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani konfirmoi humbjet e jetëve në institucionin që punon.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai.

Top Channel