Hidhen themelet për rindërtimin e banesës së Myrteza Hykës në Kodër Kashar
11/08/2020 12:53
Bashkia e Tiranës po vijon punën për ndërtimin e banesave të reja për të prekurit nga tërmeti i nëntorit.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpërndarë pamjet nga puna që po bëhet për shtëpinë e re të Myrteza Hykës në Kodër Kashar.
“Vazhdojmë me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot hodhëm themelet e shtëpisë së Myrteza Hykës në Kodër Kashar. Çdo ditë, çdo orë, puna nuk ndal”, shkroi Veliaj.
Fillimisht Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rindërtimin e më shumë se 800 shtëpive, ndërkohë që pritet të fillojë edhe procesi për pallatet e reja.
Top Channel