Masakroi nënën dhe ia vari kokën te porta e shtëpisë, nis seanca gjyqësore ndaj 44-vjeçarit Olsi Çekiçi

10/08/2020 10:50

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 44-vjeçarit Olsi Çekiçi, i cili 3 ditë më parë vrau nënën e tij në fshatin Buçimas.

Mbi të rëndon akuza për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe dhunë në familje.

Gjithçka nisi nga një konflikt verbal, e më pas autori mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçaren Firdes Çekiçi, kokën e së cilës e vari te porta e shtëpisë.

I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën dhe vajzën e tij 15-vjeçare. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai i Olsi Çekiçit, me probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bënë me dije se vajza e tij 15-vjeçare i shtroi për të ngrënë të atit dhe shkoi te fqinjët duke lënë në banesë Olsi Çekicin dhe gjyshen.

Kanë qenë fqinjët që e kanë lajmëruar vajzën pas disa minutash për ngjarjen. Kur ajo ka dalë nga shtëpia e fqinjëve ka parë se çfarë kishte ndodhur dhe ka njoftuar policinë.

Për të mësuar më tepër rreth ngjarjes lexoni edhe:

I shtroi për të ngrënë të atit dhe iku te fqinjët/ Si e mori vesh ngjarjen, vajza 15-vjeçare e Olsi Çekiçit që i preu kokën nënës

Foto/ Kjo është 70-vjeçarja Firdes Çekiçi, që u vra nga i biri në mënyrë makabre

I këputi kokën nënës/ Pogradec, autori me probleme mendore dhe përdorues droge

“Kishte dy gisht gjak në tokë kur hymë”/ Fqinji për ngjarjen makabre në Pogradec: Vajza shkoi me biçikletë në komisariat

Top Channel