FOTO/ “Telenovela” Wanda-Icardi vazhdon! Modelja zbulon shumë për fansat, futbollisti merr hak dhe lidhet me avokaten e tij
27/11 18:07
10 vite më parë, një vogëlush indonezian, i quajtur Ardi Rizal, shokoi botën me historinë e tij. Ai asokohe ishte vetëm 2 vjeç, por megjithatë konsumonte 40 cigare në ditë.
Në atë kohë thuhej se vogëlushi kishte krijuar varësi nga duhani, gjë e cila i kishte shkaktuar dhe probleme shëndetësore.
Kjo histori mbushi të gjitha mediat botërore dhe të ndikuar nga ky presion, qeveria indoneziane reagoi dhe e dërgoi djalin në një qendër rehabilitimi. Ardi arriti që të harronte zakonin e vjetër, por kjo u arrit me një kosto, ai nisi të ushqehej shumë e si rrjedhojë të shëndoshej së tepërmi.
Ardi tashmë është 12 vjeç dhe sipas mjekëve bën një jetë të shëndetshme.
Top Channel