
Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Fushë Krujë.
Babë e bir nga fshati Larushk dyshohet se janë plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Shefqet Stafuka ka marrë plagë më të rënda.
Top Channel mëson se ata janë goditur me thikë nga një person ende i paidentifikuar, i cili lëvizte me biçikletë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ende nuk kanë dhënë deklarim për të mësuar rrethanat e ngjarjes, pasi kanë qenë duke marrë ndihmë mjekësore. Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel