Lufta në Ukrainë, situata në Gaza dhe emërimi i ambasadorit të ri britanik në Uashington, Trump bisedë telefonike me Starmer
Një sherr masiv është shënuar në një plazh të Belgjikës.
Dhjetëra burra në Blankenberge janë përleshur me sende të forta, me policinë dhe rojet bregdetare. Shkak i sherrit raportohet se kanë qenë thirrjet e një roje bregdetare, i cili i ka kërkuar pushuesve të mos futen grup në ujë, për shkak të masave antiCovid.
E pas kësaj, pushuesit janë përleshur ashpër me rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre, çadra plazhi e shezlongë. Ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke arrestuar dhjetëra persona .
“Pashë papritur një grup njerëzish duke u përleshur me njëri-tjetrin. Çadra, e shezlongë fluturonin në ajër. Nuk e di se përse filloi zënka”, u shpreh një dëshmitare.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme…
Top Channel