Dasmë në oborrin e shtëpisë, gjobitet me 1 milion lekë i zoti i shtëpisë në Bulqizë

09/08/2020 11:45

Polica ka gjobitur me 1 milion lekë gjobë shtetasin B.Gj., i cili në kundërshtim me protokollet e sigurisë kishte organizuar dasmë në oborrin e banesë së tij me një numër të madh personash.

Shërbimet e Komisariatit Bulqizë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambient tjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar shtetasin B. Gj., i cili kishe organizuar dasmë në oborrin e banesës së tij, me një numër të madh personash në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara në Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Për shtetasin B.Gj., Policia e Bulqizës ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA