Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë kthyer përsëri së bashku! Më shumë se 1 vit e gjysmë pas skandalit të tradhtisë, Khloe mori vendimin e vështirë për t’u rikthyer me babain e vajzës së saj.

Thuhet se Tristan e ka tradhtuar Khloe-n disa herë, por tradhtia me Jordyn Woods ishte ajo që i vendosi kapakun gjithçkaje. Mirëpo, duket se Khloe vazhdon të jetë e dashuruar dhe pas disa thashethemeve që kanë qarkulluar vazhdimisht në media, disa burime për People konfirmuar rikthimin e tyre.

Sipas këtyre burimeve, Tristan dhe Khloe janë rikthyer së bashku që nga qershori.

“Ajo pëlqen ta ketë pranë. Ai ka marrëdhënie shumë të mira me True-n dhe është treguar shumë i mirë edhe me Khloe-n. Ata kanë kaluar shumë kohë së bashku dhe Khloe është tepër e lumtur”, -thanë burimet pranë tyre.

Burimet shtuan gjithashtu se ata “po jetojnë në një lloj flluske dhe Khloe po e shijon”.

Gjatë gjithë kohës që Khloe dhe Tristan u ndanë, ata vazhdonin të ruanin marrëdhënie të mira. Ajo e ftonte basketbollistin në festa familjare dhe madje u karantinuan së bashku gjatë pandemisë.

Tani mbetet për t’u parë sa do të zgjasë magjia!

FOTO GALERI
2/5

Top Channel