Bejruti ka marrë pamjen e një fushëbeteje, për shkak të shpërthimit të fuqishëm që ndodhi të martën, e ku si pasojë deri më tani kanë humbur jetën 137 persona dhe mbi 5.000 të tjerë raportohen të lënduar.
Sipas dyshimeve paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga një magazinë e cila përmbante me tonelata nitrat amoniumi. Pikërisht dhe pamjet që janë publikuar së fundmi nga “Daily Mail”, tregojnë disa zjarrfikës duke hapur me sende të forta derën e një magazine, brenda së cilës gjendeshin kimikate të rrezikshme.
Pas kësaj personi që ka bërë foton është konfirmuar i vdekur, ndërsa zjarrfikësit e tjerë janë ende të zhdukur. Këtë e ka konfirmuar edhe guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud, i cili tha se, 10 zjarrfikës që kanë shkuar për të ndihmuar në terren janë shpallur të zhdukur.
Top Channel