Uragani Isaias ka goditur të martën brigjet e Karolinës Veriore, me erëra deri në 140 kilometra në orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uragane.

Fuqia e këtij uragani kishte rënë në stuhi tropikale pas goditjes së ishujve në Karaibe, mirëpo të hënën është rikategorizuar si uragan i shkallës së parë.

Në Karaibe, dy persona kanë vdekur për shkak të motit të keq të nxitur nga ai.

Isaias është stuhia e nëntë e madhe e këtij viti.

Qendra Kombëtare për Uragane ka paralajmëruar se Isaias do të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime në të dyja Karolinat, ndërkohë që bartet në gjirin lindor të Shteteve të Bashkuara.

Fuqia e tij pritet të dobësohet, ndonëse edhe qyteti i Nju Jorkut është duke u përgatitur për stuhi të mundshme atje më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA