Protokolli i masave anticovid në sektorin e parë të plazhit të Durrësit nuk po respektohet.
Distanca e përcaktuar në këtë protokoll për vendosjen e çadrave dhe shezllonëve duhet të jetë 7 metra nga bregu i detit, por çadrat janë pothuajse në ujë. Pushuesit hasin vështirësi gjatë kalimit, ndërsa ruajtja e distancave në këtë situatë pandemie është thuajse e pamundur.
Problem mbeten edhe platformat e betonta të ngritura përgjatë plazhit nga subjektet private.
”Duhet që të paktën fëmija të luajë, të bëjë një kala këtu. Kam dhe fëmijën 3 muajsh e s’ke ku të kalosh as me karrocë. E kapa karrocën në krahë se ndryshe thyen qafën.”
”Mërzitemi nga pak po s’kemi ç’bëjmë. Më mirë vijmë këtu në Shqipëri te vëllezërit tanë se diku tjetër. Për këtë arsye nuk është keq.”
Top Channel