Shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit/ Pamje dramatike nga qyteti, qindra të plagosur

04/08/2020 19:14

Kryeqyteti i Libanit, Bejruti është tronditur ditën e sotme nga një shpërthim i fuqishëm.

Mediat lokale raportojnë për qindra të plagosur dhe viktima, pas shpëthimit në një fabrikë fishekzjarresh në portin e qytetit.

Ministri i shëndetësisë në Liban ka thënë se ka shumë të lënduar dhe dëme të mëdha.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

Shpërthim i fuqishëm që ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ka ndodhur para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Vrasja e tij kishte ndodhur më 2005.

Të premten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit Hariri.

Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA