Familja Bates nga Tennessee i SHBA-ve, ka jo pak po 21 anëtarë. Gil 55-vjeç dhe Kelly 53-vjeçe, kanë 19 fëmijë, nëntë djem dhe dhjetë vajza. Ato janë martuar në vitin 1987, kohë kur Gil ishte 22 vjeç, ndërsa Kelly 21-vjeçe.

Një vit pas martese, në jetë erdhi fëmija e tyre i parë Zachk. Tanimë familja Bates formohet nga Zavh, 31-vjeç, Michaella, 30 vjeçe, Erin, 29 vjeç, William, 28 vjeç, Nathan, 26 vjeç, Alyssa, 25 vjeçe, Tori, 24 vjeç, Trace, 23 vjeçe, Carlin, 22 vjeçe, Josie, 20 vjeç, Katie, 19 vjeçe, Jackson, 18 vjeç, Warden, 17 vjeç, Isiah, 15 vjeç, Addallee, 14 vjeçe, Ellie, 13 vjeçe, Callie-Anna, 10 vjeçe, Jud, nëntë dhe Jeb, tetë vjeç/e.

Vlen për t’u theksuar fakti që asnjëri prej fëmijëve nuk është binjakë.

 

“Të dy kemi marrë vendimin që do të bëjmë aq fëmijë sa do të na dhurojë zoti. Asnjëherë se kemi menduar se do të kishim 19 fëmijë. Ne gjithmonë kemi menduar se do të kemi dy ose maksimumi tre. Për shumëkënd të pasurit shumë fëmijë është pak e vështirë dhe e lodhshme. Por të tregohem e sinqertë, ata janë gjithçka për mua. Jam me fat dhe e bekuar që kam një familje kaq të madhe dhe mbi të gjitha kaq të hareshme”, u shpreh Kelly.

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel