Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë – ECR, ka reaguar përmes një deklarate mbi votimin në parlament të ndryshimeve kushtetuese, të cilat ECR i cilëson në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë.
ECR deklaron se këto ndryshime bien ndesh me rekomandimet e OSBE-se dhe janë të papajtueshme me standardet e NATO-s dhe Bashkimit Europian.
ECR i është drejtuar partisë në pushtet me thirrjen e drejtpërdrejtë që ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit dhe kodifikimit konsensual të kësaj marrëveshje që është miratuar dhe është tashmë ligj.
Deklarata e plotë zyrtare e Partisë së Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë, ECR:
“Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.
Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë.
Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë – ECR i bën thirrje partisë qeverisëse në Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.
Top Channel