Pakistani gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar rreth 900 raste të tjera me Covid, shifër më e ulët ditore në tre muaj.

Sipas të dhënave të Ministrisë pakistaneze të Shëndetësisë, me 903 raste të reja të raportuara, numri i përgjithshëm i infeksioneve deri më tani ka arritur në 278.305, prej të cilëve 1.146 aktualisht janë në gjendje kritike.

Kjo është shifra më e ulët ditore që nga 14 maji kur vendi raportoi vetëm 490 raste të konfirmuara.

Pas një rënie graduale të numrit të vdekjeve, rreth 27 pacientë të tjerë vdiqën shkaku i koronavirusit, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 5.951. Mbi 88 për qind e pacientëve ose 247.171 janë shëruar deri më tani.

Sipas ministrisë, Pakistani deri më sot ka kryer 1.97 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 20.507 gjatë 24 orëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA