Houthit shënjestrojnë sërish Arabinë Saudite, godasin me raketa balistike aeroportin kryesor të Riadit, anulohen fluturimet

08/10/2026 18:47

Rebelët e Huthit kanë goditur përsëri aeroportin e Riadit pasi autoritetet saudite thanë se kishin arritur të ndërprisnin dy raketa të lëshuara nga milicitë pro-iraniane.

Dëshmitarë dhe tre persona me dijeni për incidentin i thanë Reuters se tymi mund të shihej duke u ngritur mbi një aeroplan të parkuar në aeroportin e Riadit. Besohet se aeroplani ishte bosh në atë kohë.

Përveç kësaj, një banor më parë i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa se katër shpërthime të njëpasnjëshme u dëgjuan në Riad.

“Forcat tona të armatosura shënjestruan Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad në mesditë me një raketë balistike që goditi objektivin e saj”, tha zëdhënësi ushtarak i Houthive, duke shtuar se sulmi shkaktoi “dëme dhe ndërprerje të trafikut ajror”.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, nga ana e tij, njoftoi se kishte rrëzuar dy raketa të lëshuara nga Huthit drejt kryeqytetit saudit.

“Ne rrëzuam dhe shkatërruam dy raketa balistike të lëshuara nga milicia terroriste drejt Riadit”, tha zëdhënësi i koalicionit Turki al-Maliki për X.

Mbetjet nga raketat balistike ranë mbi një ndërtesë terminali në aeroportin e Riadit, tha një burim saudit.

Arabia Saudite njoftoi dje se një person u vra në një sulm në aeroportin e Riadit dhe dy të tjerë në një sulm në aeroportin Abha, në pjesën jugperëndimore të vendit.

 

Top Channel