Një 23-vjeçare nga Myanmar, është konsideruar si një nga vajzat me belin më të hollë në botë.

Student Su Naing ka një madhësi beli prej 34 centimetrash, për të cilën pretendon se e ka përfituar nga i ushqyerit shëndetshëm dhe jo nga ndërhyrjet kirurgjikale.

Në fotot që ka postuar në rrjete sociale, Student është komentuar negativisht për pamjen. Ndjekësit pretendojnë se ajo përdor “photoshop”, ose ka hequr brinjët për të përftuar një bel aq të hollë.

“Beli është si rezultat i të ushqyerit shëndetshëm. Unë ndihem mirë me pamjen time. Njerëzit ndonjëherë më kritikojnë dhe më akuzojnë se unë kam aplikuar ndërhyrje, po jua siguroj që unë beli im është natyral”, tha Student.

 

FOTO GALERI
2/12

Top Channel