Prej disa muajsh bota ndodhet e mbërthyer në një nga krizat shëndetësore më të komplikuara e më sfidante. Njerëzimi po përpiqet të përballojë me sa më pak pasoja pandeminë e Covid-19.

Ndër shekuj e vite janë kapërcyer e përjetuar me dhjetëra ngjarje të ngjashme. Por gjatë tyre njerëzimi i është nënshtruar fatit, ndërsa sot kërkon ta sfidojë atë në sajë të nivelit të lartë të zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë. Prandaj dhe njerëzimi si rrallë herë i ka kthyer sytë drejt shkencës evropiane të dijes.

Covid-19 sfidoi njerëzimin e njerëzimi po sfidon Covid-19. Për këtë institucionet kërkimore shkencore, qeveritë kërkojnë të zgjidhin tri çështje: frenimi e kontrollimi i përhapjes së pandemive deri në njohje të së panjohurës, dhe lufta finale ndaj Covid – 19 është ajo nëpërmjet vaksinimeve e terapive efektive. Ndër të tjera edhe ulja e pasojave ekonomike e kapërcimi sa më shpejt i krizës, pasi edhe ekonomia vret. Vret nëpërmjet thellimit të varfërisë, dobësimit të kapaciteteve spitalore, mungesës së financave për testimet masive e vaksinimin, etj.

Po cfarë është ky libër? Pse tani? Si duhet ta lexojmë dhe ta kuptojmë atë? Kriza sanitare e Covid- 19 apo kriza ekonomike? Apo të dyja bashkë? Karantinim apo hapje? Hapje graduale apo e menjëhershme? Njeriu apo ekonomia? Papunësi dhe varfëri apo punësim dhe mirëqënie? Si dhe kur do dilet nga kjo krizë? Ndërsa pyetjet janë me dhjetra e dhjetra, pandemia e Covid 19 ka përfshirë gjithë globin dhe ka marrë shumë jetë njerëzish. Recesioni ekonomik dhe valët e tij goditën ekonominë europiane, eurozonën dhe më pas ekonominë globale. Qeveritë u alarmuan dhe vrapuan të miratojnë paketat e ndihmës apo të shpëtimit, duke injektuar triliarda euro apo dollarë në ekonomitë e tyre.

Ky libër duhet të lexohet jo vetëm tani në këto kohëra të errëta e të zymta financiarisht dhe psikologjikisht por dhe më pas kur bota të jetë ndryshe, që kjo kohë të mos harrohet kurrë, duke reflektuar cdo ditë në emër të një bote më të mirë e më të sigurt.

Top Channel