Drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë njoftuan vdekjen e një pacienti të moshës 32 vjecare i cili siç thuhet se ka pasur edhe sëmundje.
Autoritetet spitalore shprehen se i ndjeri dyshohet të ketë qenë i prekur nga koronavirusi, por rezultati i testit të bërë ende nuk është mësuar.
Drejtori i Spitalit Skënder Dreshaj, shpjegoi për Radion Europë e Lirë se konstatimi se personi ka qenë i prekur me COVID-19 është diagnozë e punës.
” Të gjitha rastet e dyshimta të cilat kanë elemente të infeksionit COVID-19, derisa të vërtetohet e kundërta, trajtohen si COVID-19. Kjo ka për qëllim pasjen e një qasjeje më të kujdesshme dhe është diagnozë e punës, diagnozë klinike”, tha Dreshaj.
Ai shpjegon se në të gjitha spitalet jo vetëm në atë të Pejës veprohet njësoj dhe se sipas tij, ky është rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publikë. Deri të shtunën, numri i rasteve në Kosovë ka mbërritur në 6917 ndërsa ai i viktimave në 169 .
Të shëruarit janë më shumë se 3750.
Top Channel