Turma të agërsuara qytetarësh dogjën dje makina të policisë në qytetin Satpayev në Kazakistan duke kërkuar linçimin e një të akuzuari si pedofil dhe përdhunues i një vajze 5-vjeçare.
Qindra njerëz mësynë në shtëpinë e të dyshuarit 62-vjeçar ku u gjet e lidhur vajza e vogël, pasi ishte rrëmbyer me heret.
Njerëzit më pas sulmuan stacionin e policisë në Satpayev ku po mbahej i dyshuari.
Banorët vendas kishin nisur gjuetinë masive kur babai i vajzës denoncoi humbjen e saj. Policia nisi të thërriste emrin e vajzës me megafonë, e cila më pas u dëgjua duke qarë prapa derës së shtëpisë së 62 vjeçarit, i cili u arrestua.
Mediat vendase thanë se policia theu derën e apartamentit dhe e gjetën vajzën të zhveshur e të lidhur me ngjitëse. Më herët ata raportohej se kishin kontrolluar aty por nuk e kishin gjetur pasi ishte “fshehur në divan”.
Ekzaminimi mjekësor i mëvonshëm konfirmoi se fëmija ishte përdhunuar, thanë mediat, duke cituar burime nga forcat e rendit.
Kur i dyshuari u ndalua nga policia turma prej qindra banorë vendas e ndoqën atë deri në stacionin e policisë, dogjën një makinë policie dhe gjithashtu shkatërruan apartamentin e pedofilit.
Rrjeti vendas Tengrinews.kz shkruante: “Fëmija u gjet në apartamentin e një të huaji. Ai u ndalua dhe fëmija u la me doktorët. Më pas turma e tërbuar e banorëve të Satpayev nisi trazirat duke kërkuar që i dyshuari t’u jepej atyre për t’u linçuar.”
Agjencia Fergana tha: “Gurë e shkopinj u lëshuan ndaj stacionit të policisë dhe u dogjën një numër makinash”.
Autoritetet thanë se i arrestuari u akuzua për përdhunim e pengmarrje. Sipas ligjeve të reja në Kazakistan, pedofilët dënohen me burgim dhe kastrim kimik.
Kreu i sindikatës së avokatëve në Kazakistan, Serik Berkamalov, tha: “Reagimi i parë ndaj dhunës kundër një fëmije të vogël është natyrisht më instinktiv e më i dhunshëm, ta qëllosh në moment, ta copëtosh për së gjalli. Nuk mund ta fsheh se si baba, edhe unë ashtu u ndjeva”.
Kësaj jave një polic hero u nderua në Kazakistan pasi një pedofil i dyshuar u hodh nga dritarja e katit të 13 gjatë ndjekjes, dhe polici u hodh pas tij.
Babai i gjashtë fëmijëve Bakytzhan Bakirov, 36 vjeç, ishte aq i vendosur të kapte “përdhunuesin” sa që nuk mendoi fare për pasojat e rënies nga një lartësi e tillë.
Por pa e ditur, 6 metra më poshtë kishte qenë një tarracë dhe oficeri nga Almaty theu vetëm këmbën, por arriti të mbante të dyshuarin deri sa të tjerë i erdhën në ndihmë.
Pedofili i dyshuar i njohur në vend tashmë si Qyetari Sh., akuzohet se pasi hyri në shtëpi, përdhunoi një 15 vjeçare vodhi rreth 13,000 euro dhe terrorizoi vëllanë e saj katër vjeçar.
Top Channel